Sot, "Shoqata Tirona" ka organizuar sofrën tironse në nder të 98-vjetori të shpalljes kryeqytet të qytetit të Tiranës. Shumë personazhe të njohur dhe figura të shquara të futbollit në vend janë të pranishëm në këtë festë që është organizuar në periferi të kryeqytetit. Sigurisht aty nuk mund të mungojnë këngët "tironse", por edhe ata që kanë kontribuar për skuadrë e 17-Nëntorit të atëhershëm, sot bardheblutë e Tiranës.
Newsport.al ka siguruar një video ku shfaqet i madhi Biç Bytyçi duke kërcyer. Asokohe e thirrnin Biç "balerina" për shkak të zhdervjelltësisë dhe shkathtësisë që e karakterizonte në fushën e blertë. Ndërsa sot ai i shpall "luftë" moshës dhe nuk ngurron aspak për të qenë në mes të sallës për të kërcyer këngët e vjetra tironse. E si mund të mos bëhesh nostalgjik para një figure të tillë? Sa emocione para një ish-futbollisti që ka shkëlqyer në vitet 50'-60'.