
“Jam i kënaqur me paraqitjen, i thashë djemve të hynim për fitore. I kënaqur edhe me barazimin që na mban në vendin e parë. Besoj që ia hodhëm me kaq. Tani duhet ta mbajmë deri në fund. Elbasani është ekip i fortë me lojtarë cilësorë.
Goli që shpëtova? Erion Dushku më tha që do të shënoja, por shpresoj të jetë i kënaqur me kaq. Dedikimi është për djalin dhe familjen time sigurisht. Të gjithë ata që kanë besuar tek unë, para 1 viti disa persona më hodhën në rrugë, por unë çohem dhe do të jem akoma më i fortë.
Premio? Presidenti na e ka komunikuar, por ka ikur nga stadiumi sepse kishte disa probleme familjare. Kur të vij tani besoj se do ta shpërndajë. Premio ishte 10 mijë euro për fitoren, por me barazimin besoj se do të jetë gjysma.
I hoqëm premion Elbasanit? Të paktën nuk dolëm pa gjë (Qesh)
Jemi të dy skuadrat për t’u mposhtur, ekipet më në formë. E kemi treguar që nga fillimi. Ekipet e tjera të mendojnë për Play-Off pasi tani është mbyllur 90% gjithçka.