
Roma dhe Sevilla do të sfidohen më 31 maj në Budapest në finalen e Europa League. Skuadra e Jose Mourinhos prej ditësh ka nisur përgatitjet për këtë takim të rëndësishëm që do të kërkojë edhe trofeun e dytë rresht europian.
Portugezi një ditë para kësaj sfide ka marrë një lajm të mirë. Dy titullarët e verdhezinjve kanë lënë infermierinë dhe do të jenë të gatshëm për sfidën me Sevillan.
Bëhet fjalë për Paulo Dybalan dhe Leonardo Spinazzolën. Sa i takon këtij të fundit me shumë gjasa do ta nisë sfidën nga minuta e parë, ndërsa për kampionin e botës pritet të ketë minuta vetëm në pjesën e dytë.
Poll