Romelu Lukaku është përfolur shumë në media për shkak të gatishmërisë së tij në Kupën e Botës për shkak të dëmtimit që mori në fillim të sezonit me Interit. Siç duket më në fund ka një lajm të mirë për Belgjikën në prag të përballjes me Marokun.
“Me siguri që nuk do të jetë titullar. Por, gjithsesi mund të jetë e mundur që të jetë në stol. I ka paraprirë programit të rikuperimit, sipas të cilit do të kishte qenë i gatshëm vetëm për ndeshjen e tretë, por ka djegur etapat”, theksoi Martinez në konferencën për shtyp.
Belgium’s Lukaku recovering well but will miss Morocco clash – Martinez https://t.co/qPxCSWObrU pic.twitter.com/eMP9fr1q8C
— Reuters (@Reuters) November 26, 2022
Për Belgjikën është shumë më e rëndësishme që ta ketë Lukakun në gjendje të mirë, për pjesën e mbetur të turneut në Katar. Djemtë e Martinez fituan 1-0 ndaj Kanadasë takimin e parë, ndërkohë që të dielën përballen me Marokun (14:00)