Mbrëmja e Ligës së Kampioneve mes Interit dhe Barcelonës do të riktheje emocionet e dueleve të mëdha në Milano. Klubi i trajnerit Antonio Konte kryeson renditjen në Serinë A, duke hedhur kandidaturën për trofeun e fundsezonit. E gjithë vëmëndja e zikaltërve këtë javë është në “Champions”, aty ku Barcelona do të vizitojë të martën mbrëma “Giuseppe Meazzan”.
Dy klubet kanë marrë vendimin e madh në luftën ndaj racizmit, me dy kapitenët Handanoviç dhe Messi që do mbajnë në krah një shirit kundër këtij fenomeni. “BUU” quhet fushata e ndërmarë këto ditë, që përkon me thirrjet diskriminuese ndaj lojtarëve me ngjyrë. Brothers Universally United, ose shkurt “BUU” do të rikthehet në simbolin e luftës kundër racizmit.