Do të luhen sot pesë takime të vlefshme për javën e 28 në Bundesliga. Sigurisht vëmendja do të jetë në ndeshjet e Mynihut dhe Shtutgartit.
Në “Allianz Arena” bavarezët e Tuchel do të luajnë kundër Hoffenheim. Për këtë sfidë nuk do të jetë i pranishëm Sadio Mane pas pezullimit me një ndeshje nga klubi pas sherrit me Sane. Bayern do të kërkojë fitoren për të blinduar vendin e parë dhe për të qenë me mendjen e kthjellët për takimin e kthimit ndaj Manchester City.
Në Shtutgart do të luajë skuadra e Dotrmund përballë vendasve. Verdhezinjtë kërkojnë të ruajnë hapin e Bayern dhe pse jo për të pasur mundësi për të përfituar.
Në sfidat e tjera Koln do të luajë në shtëpi kundër Mainz. Skuadra e Leipzig dp të ketë një përballje me Augsburg, ndërsa Frankfurt-Monchengladbach do të jetë sfida mbyllëse për sot në orën 18:30.