Në Bundesligë janë zhvilluar ditën e sotme disa nga ndeshjet e javës së 7-të, ku rezultatet të rëndësishme u morën nga disa ekipe. Borussia Dortmund mori një fitore spektakolare ndaj Union Berlin, ku fitoi në shtëpi me shifrat 4-2. Një 3 pikësh që i ngjit verdhezinjtë në vendin e dytë në klasifikim me 1 pikë më pak se Stuttgart. Aktualisht Dortmund ka 17 pikë pas 7 javësh.
Ndërkohë Stutgartt fitoi po ashtu 3-1 ndaj Wolfsburg. Guirassy arriti të shënonte 3 herë brenda 16 minutave për t’i dhënë kështu fitoren të tijve. 27-vjeçari çon kështu në “piedestal” Stuttgart, teksa kryesojnë me 18 pikë në Bundesligë, duke qenë surpriza e këtij sezonit.
Edhe Darmstadt fitoi 2-1 ndaj Augsburg, teksa dueli mes Leipzig dhe Bochum nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1.
[caption id="attachment_708731" align="alignnone" width="683"] Rezultatet e ndeshjeve ne Bundeslige[/caption]