
Janë luajtur ditën e sotme disa nga sfidat e javës së dytë të Bundesligës gjermane. Një javë surprizuese duke filluar nga Dortmundi.
Verdhezinjtë nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 përballë Bochum në transfertë. Një ndeshje ku ishin nënkampionët që pësuan të parët, por me anë të Malen arritën të barazonin. Një rezultat që nuk lë shije të mirë, por është vëtëm fillimi i sezonit.
Në krahun tjetër Union Berlin, një skuadër që surprizoi sezonin e kaluar dhe këtë vit debuton në Champions League fitoi bindshëm 1-4 në transfertë përballë Dramstadt.
Ndërkohë në ndeshjet e tjera, Koln u mund në shtëpi 1-2 nga Wolfsburg, Freiburg fitoi 1-0 përballë Werder Bremen, teksa Heidenheim u mposht 2-3 nga Hoffenheim.