Bundesliga do të zhvillojë javën e 9 dhe kalendari ka rezervuar supersfidën mes Dortmund dhe Bayern Munchen. Der Klassiker merr vëmendjen totale të futbollit gjerman me dy klubet që gjenden në kuotë të barabartë pikësh në tabelë, 15 pikë. Në orën 18:30, në Signal Iduna Park do të vijnë emocionet e spektaklit që vetëm një sfidë e këtij niveli mund të dhurojë.
Me Haaland dhe Lewandoëski të larguar, stafeta i kalon mesfushorëve të talentuar, Bellingham dhe Musiala. Dy adoleshentët po marrin përdore ekipet e tyre këtë sezon me Musiala që është golashënuesi kryesor i bavarezëve me 5 gola ndërsa Bellingham në mungesë të Reus ka provuar të jetë edhe kapiten i ekipi edhe pse është vetëm 19 vjeç.
Në orën 15:30 do të luhen ndeshjet e tjera, Augsburg – Wolfsburg, Leverkusen – Schalke, Bochum – Frankfurt dhe Mainz – Leipzig.
Ndeshjet e ditës:
[caption id="attachment_661769" align="alignnone" width="300"] Ndeshjet e dites[/caption]