Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

BUNDESLIGA/ “Derbi i Ruhrit” premton spektakël, BAYERN me detyrim tre pikët

Shkruar nga NEWSPORT
BUNDESLIGA/ “Derbi i Ruhrit” premton spektakël, BAYERN me

Luhen sot 6 takime në Bundesligën gjermane. Bayern Munchen pas suksesit ndaj PSG në mesjavë pret sot në shtëpi Augsburg. Bavarezët renditen të parët me pikë të barabarta me Dortmund dhe kanë detyrim 3 pikë. Eintracht Frakfurt do të luajë kundër Stuttgart në shtëpi në 15:30. Vendasit kanë dy ndeshje pa fitore në kampionat dhe e shohin veten larg zonës Champions.

Takim tjetër interesant është ajo mes Hertha Berlin dhe Mainz. Berlinezët e shohin veten një pikë larg zonës së rrezikut dhe do të provojnë gjithçka ndaj Mainz të vendit të shtatë. Lepzig-B.Monchengladbach pritet të jetë një ndeshje mjaft e luftuar. Vendasit do të kërkojnë të konsolidojnë pozitat në zonën europiane. Në orën 18:30 luhet kyresfida e javës.

Derbi i Ruhrit mes Schalkes dhe Dortmund është një ndeshje mjaft e zjarrtë. Por kësaj here skuadrat luajnë për objektiva të ndryshme. Vendasit renditen të fundit dhe do të kërkojnë patjetër fitoren për t’i shpëtuar rënies nga kategoria. Dortmund nga ana tjetër lufton për titull dhe nuk mund të bëjë hapa fals pasi përfiton Bayerni.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga