Më në fund mesfushori kosovar Valet Rama ka arritur që të gjejë skuadër. Ai ka mbetur në Bundesligën gjermane, edhe pse ofertat ishin të shumta nga kampionate të ndryshëm, ku konkrete ishin ato nga Turqia.
[caption id="attachment_30849" align="alignleft" width="300"] Valdet Rama[/caption]
Trajneri Bernd Hollerbach i skuadrës Wuzburger Kickers ka qenë ai që ka zbuluar transferimin e mesfushorit që ka luajtur për përfaqësuesen e Shqipërisë. Në një deklaratë për mediat gjermane, ai u shpreh i bindur se aftësitë e Ramës janë cilësore dhe që do t'i shërbejnë skuadrës.
“Jam i vetëdijshëm për aftësitë e tij. Është një futbollist që mund të luajë në disa pozicione, si në të majtë, ashtu edhe në të djathtë. Është një futbollist trim i cili sjellë shumë ritëm. Besoj që do të na ndihmojë shumë në arritjen e objektivave”, shtoi trajneri Bernd Hollerbach, tekniku i Kickers, që militon në Bundesliga 2.