
Juventusi do të luajë ditën e sotme sfidën e radhës ndaj Torinos. Bardhezinjtë presin në "Alianz Stadium" Torinon për derbin e qytetit dhe trajneri Sarri tashmë ka ideuar formacionin që do të zbresi në fushë.
Në këtë takim është prejktuar titullar Buffon që pak ditë më parë rinovoi kontratën edhe për një sezon me Juventusin.
Portieri italian nëse e nisi derbin si titullar do të thyejë rekordin që mbahet nga Paolo Maldini për ndeshjet e luajtura në Serie A. Ish-kapiteni kuqezi numëron 647 ndeshje së bashku me Buffon, por ky I fundit ka mundësi sot që të parakalojë Maldinin.
Në mbrojtje pritet të luajë Danilo, De Ligt, Bonuci dhe Cuadrado. Në mesfushë Bentacur, Ramsey dhe Matuidi pasi Pjanic pritet të lihet pushim. Sulmi do të udhëhiqe nga Ronaldo, Dybala dhe Bernadechi që është më I avantazhuar se Douglas Costa.