
Armando Broja është grumbulluar për herë të parë nga Sylvinho. Nën urdhërat e trajnerit brazilian do të jetë pjesë e skuadrës për miqësoret me Kilin dhe Suedinë.
Kjo është dhe herë e parë, që Broja grumbullohet nga Sylvinho. Kjo pasi 22-vjeçari vuante nga një dëmtim që e la për muaj të tërë jashtë fushave, kur tekniku brazilian mori drejtimin e Kombëtares janarin e kaluar.
Cilësitë e Brojës tashmë dihen. Për këtë dhe ftesa për Brojën mund të jetë menduar shumë pak. Tashmë mbetet vetëm të shihet hapësira që do marri.
Testet miqësore janë rasti i artë për të dëshmuar veten sërish. Dhe impakti që do t’i japë Broja trajnerit Sylvinho mund të vendosë shumë dhe për Euro2024.
Poll