Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Broja “gëzon”, rivali i shqiptarit transferohet tek gjigandi francez

Shkruar nga NEWSPORT
Broja “gëzon”, rivali i shqiptarit transferohet tek gjigandi

Chelsea ka larguar shumë lojtarë me peshë në këtë merkato verore duke krijuar një “revolucion” në ekip. Ekipi londinez vazhdon me largimet teksa i radhës është Aubameyang.

Olympique Marseille dhe sulmuesi nga Gaboni kanë arritur një marrëveshje për një kontratë 3-vjeçare, domethënë e vlefshme deri në vitin 2026-të. Aubameyang është i hapur për një kalim tek francezët dhe kjo është diçka pozitive për Marseille. Negociatat mes Chelseat dhe ekipit nga Franca nuk pritet të jenë të komplikuara.

Mund të themi që ky është një lajm i mirë edhe për Armando Brojën, të cilit tashmë i ka ikur një “rival” për vendin e titullarit në repartin e sulmit tek “Blutë e Londrës”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga