Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Brighton nuk lëshon Caicedo, Arsenal insiston për ekuadorianin

Shkruar nga NEWSPORT
Brighton nuk lëshon Caicedo, Arsenal insiston për ekuadorianin

Brighton ka refuzuar një ofertë të dytë të Arsenal për Moises Caicedo. Klubi i ka bërë të ditur kryesuesve të Premier League se 21 vjeçari nuk është në shitje. Oferta e refuzuar sipas mediave angleze ka qenë rreth 85 milionë euro.

Për kartonin e lojtarit ka pasur ofertë edhe nga Chelsea, e cila është refuzuar nga Brighton. Ekuadoriani ka informuar klubin në një letër të hapur se ai dëshiron të largohet para se të përfundojë merkato e janarit. Ai mungoi ndeshjen e të dielës në FA Cup kundër Liverpool dhe trajneri De Zerbi tha për mediat se Caicedo e ka mbyllur sezonin për Brighton.

Pronari i Brighton bëri me dije se pas transferimit të Trossard drejt Arsenal klubi nuk do të pranojë një largim tjetër, aq më tepër humbjen e një lojtari me peshë si Caicedo.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga