
Erzeni i sezonit të ri po punon për Superligën. Shijakasit pas 19 vitesh rikthehen në elitën e vendit, teksa në Shijak kanë zgjedhur Xhevahir Kapllanin për stolin. Trajneri duket se do mbajë një pjesë të lojtarëve nga sezoni i shkuar, mes tyre edhe Enck Pablo Oliveira de Souza.
Mbrojtësi brazilian për një sezon bëri mirë me shijakasit, teksa duket në planet e skuadrës. Edhe pse kontrata e tij skadoi në fillim të muajit, gjasat janë që një marrëveshje e re të vijë ditët e ardhshme, me stafin që blindon kështu prapavijën.
22 vjeçari brazilian e kishte eksperiencën e tij të parë jashtë vendlindjes, teksa më parë ka luajtur për Maruinense.
Poll