Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Botërori në prag, surpriza e këtij kompeticioni do jenë ishullorët

Shkruar nga NEWSPORT
Botërori në prag, surpriza e këtij kompeticioni do jenë

Do edhe tre muaj që të fillojë kompeticioni më i madh në Botë i futbollit. Po flasim për Botërorin 2018 që do mbahet në Rusi nga data 14 qershor deri më 15 korrik dhe që pritet të dhurojë emocione dhe spektakël për të gjithë anë e mbanë globit. Kombëtaret kanë filluar përgatitjet që tani dhe të gjithë po monitorojnë lojtarët më në formë që ti marrin në Botëror në një kompeticion që nuk krahasohet me asnjë tjetër.

Të gjithë konsiderojnë si favoritë kombëtare si Brazili, Gjermania, Spanja, Argjentina apo edhe Franca. Por tashmë po bëhen sondazhe edhe se kush mund të jetë surpriza e Botërorit rus. Surpriza e këtij kampionati ashtu si në Euro 2016 pritet që të jetë Islanda. Ishullorët bëjnë sërish debutimin e tyre në një kompeticion madhor. Pas çerekfinales së arritur në Euro 2016 ku më parë kishin eleminuar edhe Anglinë. 'vikingët' duan që të pushtojnë edhe Rusinë.

Islandezët kanë ruajtur bazën e kombëtares që u paraqit në Euro 2016. Dinë të luajnë një futboll kompakt dhe fizik si edhe janë shuëm racionalë në lojën e tyre, diçka që të bën të suksesshëm në kompeticione të tilla. Në një grup me Kroacinë, Argjentinën dhe Nigerinë asgjë nuk duket e pamundur për ishullorët të cilët tashmë nuk kanë frikë askënd dhe të gjithë të tjerët kanë frikë nga grinta dhe karakteri i tyre që i dallon nga të tjerët.

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga