
Janë zbuluar formacionet e ndeshjes mes Interit dhe Urawa Reds. Ashtu siç ishte parashikuar edhe më herët, mesfushori shqiptar Kristjan Asllani do e nis nga minuta e parë. Kjo për herë të dytë në drejtimin e trajnerit Cristian Chivu.
Vlen të përmendet se e ardhmja e mesfushorit kuqezi është një çështje e hapur te ekipi nga Milano, pasi asgjë nuk është vendosur, nëse Asllani do qëndrojë apo do largohet. Për Interit sonte do të jetë një duel shumë i rëndësishëm në Botërorin e Klubeve.
Ata nuk ishin në gjendje të mposhtnin dot Monterrey në takimin e parë të këtij kompeticioni. Lautaro Martinez me shokë vijnë pas një sezoni të vështirë. Ata ishin në “luftë” për tripletë, por si përfundim nuk morën asgjë dhe ky turne mund të jetë si shpëtimi i sezonit.
