
Kenan Yildiz udhëhoqi Juventusin drejt raundit të 1/16-ve të Botërorit të Klubeve me dopietën ndaj Wydadit. Padyshim që ylli 20-vjeçar është kthyer në lidër tek “Zonja e Vjetër”
Ish-trajneri i Turqisë U-21 Tolunay Kafkas, që e ka stërvitur Yildizin, është i sigurt se sulmuesi i Juventusit mund të fitojë një ditë Topin e Artë, duke e konfirmuar në një intervistë për mediat italiane.
“Juventusi është një klub i shkëlqyer, i cili ka parë lojtarë të shkëlqyer që kalojnë aty. Kenan ka të gjitha cilësitë të bëhet një futbollist i tillë. Ai vetëm duhet të shtojë vendosmërinë, qëndrueshmërinë, disiplinën, aftësinë për të mos u dorëzuar dhe për të performuar nën presion.
Yildiz tashmë është një nga më të mirët në botë. Jam i sigurt se një ditë ai do ta fitojë Topin e Artë.
Nuk mendoj se është e drejtë që një lojtar kaq i ri dhe i talentuar të kritikohet kaq shumë. Kenan ka shumë cilësi për të qenë numri 10 i Juventusit.