Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI I KLUBEVE

VIDEO/ Xabi Alonso debuton me barazim si trajner i Real Madrid, Al Hilal i Simone Inzaghit shtang “Los Blancos”

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Xabi Alonso debuton me barazim si trajner i Real Madrid, Al Hilal i
Rodrygo dhe Simone Inzaghi

Real Madrid dhe Al Hilal kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për raundin e parë të grupit H në Botërorin e Klubeve. Sfida e zhvilluar në “Hard Rock Stadium”, përfundoi 1-1.

Golin e parë e shënuan madrilenët në minutën e 34-të të sfidës. Pas një topi të marrë nga Rodrygo, Gonzalo Garcia e dërgoi atë në rrjetë. Por vetëm 7 minuta më vonë, Al Hilal barazoi shifrat me mesfushorin portugez, Ruben Neves, i cili nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Trajneri i Real Madrid, Xabi Alonso debuton kështu me barazim, një rezultat që nuk pritej, ndryshe nga Simone Inzaghi, i cili merr 1 pikë përballë një kundërshtari të fortë në ndeshjen e tij të parë si trajner i Al Hilal.

Pas këtij barazimi, madrilenët janë në kuotën e 1 pike, po aq sa dhe Al Hilal. Dy ekipet janë në pritje të ndeshjes Salzburg – Pachuca, skuadrat e tjera që plotësojnë grupin H.

Golat e ndeshjes:

Goli i Gonzalo Garcia

Goli i Ruben Neves

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga