
Mbrojtësi i Interit, Francesco Acerbi është bërë protagonist në një situatë të ndodhur së fundmi. I grumbulluar me zikaltërit në Kupën e Botës për Klube, italiani ka debatuar me një tifoz të PSG-së.
Ky i fundit dyshohet se e ka provokuar mbrojtësin, me Acerbin që më pas nuk është përmbajtur aspak.
“Jam një person serioz, nuk më pëlqen që të më ngacmojnë. Nëse dëgoj ‘Aceri-Barcola’ kur dal, nuk jam dakord me këtë. Jam i çmendur, do të të rrah për vdekje”, dëgjohet të thotë 37-vjeçari.
Kujtojmë se përveç humbjes 5-0 përballë parisienëve në finalen e Champions League, Acerbi u “gjunjëzua” nga një driblim i sulmuesit francez, Bradley Barcola, situatë e cila duket se e irriton tej mase.
"Acerbi-Barcola no, perché io matto, io ti sfondo di botte" pic.twitter.com/r5PQKqyV6T
— Che strano account, Francesco (@drak3acm) June 20, 2025