Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI I KLUBEVE

Sulmuesi i premton besnikëri Dortmundit: Nëse do të luaja përgjithmonë këtu, nuk do pendohesha

Shkruar nga NEWSPORT
Sulmuesi i premton besnikëri Dortmundit: Nëse do të luaja
Serhou Guirassy dhe Karim Adeyemi

Borussia Dortmundi do të përballet me Real Madridin në çerekfinale të Botërorit të Klubeve. Në prag të këtij dueli të rëndësishëm, sulmuesi i verdhebluve Karim Adeyemi, ka konfirmuar se do të qëndrojë besnik ndaj klubit gjerman.

“Gjithmonë kam thënë se e dua këtë klub. Isha tifoz i Dortmundit kur isha i ri, edhe familja ime. Kur mendoj për Marco Reus, i cili dha gjithçka për klubin dhe gjithmonë mbeti besnik, mendoj se do të ishte çmenduri të thoja se dua të ndjek hapat e tij.

Siç e thashë, ndihem mirë këtu dhe nëse do të luaja për këtë klub përgjithmonë, nuk do të pendohesha aspak. Nuk e di kurrë se ku do të të çojë rruga, çfarë do të sjellë jeta, por për momentin, gjithçka është në rregull këtu”, u shpreh gjermani.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga