
Manchester City u eliminua nga Al Hilal. Kështu anglezët i japin fund aventurës së tyre në Kupën e Botës për Klube.
Që eliminim që ka “shtangur” të gjithë, me Pep Guardiolën që ka folur pas humbjes 4-3 ndaj arabëve. Timonieri i “Qytetarëve” ka theksuar se ekipi i tij dha gjithçka nga vetja dhe nga futbollistët mori sinjale të mira, por fati nuk deshti.
“Në këtë nivel, çdo ndeshje është e vështirë. Kemi pësuar shumë tranzicione, por kemi krijuar po ashtu shumë raste. Në përgjithësi, skuadra bëri mirë. Është mëkat, ishim në një moment të shkëlqyer. Nuk më mbetet tjetër veçse t’i falënderoj të gjithë se si ushtrojnë, se si përgatiten. Dhanë gjithçka nga vetja.
Kam parë gjëra të mira, të cilat s’i kisha vërejtur më parë, mbi të gjitha në raportin mes lojtarëve dhe të stafit. Grupi ishte i lumtur, ushtrimet ishin të shkëlqyeshme. Por, niveli i Botërorit të Klubeve është i lartë.
E kam ndjenjën se skuadra është mirë, tash do të kthehemi në shtëpi. Është momenti për të pushuar, për ta rimbushur mendjen dhe për t’u përgatitur për sezonin e ardhshëm”, ka theksuar spanjolli.