Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI I KLUBEVE

Shënuan 10 gola ndaj Auckland City, Vincent Kompany: Nuk duam lëvdata, bëmë vetëm punën tonë

Shkruar nga NEWSPORT
Shënuan 10 gola ndaj Auckland City, Vincent Kompany: Nuk duam lëvdata,
Vincent Kompany

Bayern Munich e ka nisur me fitore turneun e Kupës së Botës për Klube. Gjermanët triumfuan mbrëmjen e djeshme kundër Auckland City.

Kampionët e Bundesligës kanë fituar 10, një rezultat mjaft i thellë ndaj kundërshtarëve. Pas kësaj sfide ka folur Vincent Kompany. Ky i fundit ka theksuar se ekipi i tij ka bërë vetëm punën.

“Nuk kemi nevojë për shumë lëvdata për momentin. Ne thjesht bëmë punën tonë. Luajtëm sa më seriozisht të ishte e mundur. Bëmë atë që duhej të bënim. Ndoshta, në grupin tonë, diferenca e golave ​​nuk do të ketë shumë rëndësi.

Kur kundërshtari mbrohet thellë në gjysmën e vet, nuk pret të shënosh 10 gola. Vështirë se do të kishim arritur më shumë se kaq. Më bëri shumë përshtypje ndërhyrja e Musiala-s, i cili bllokoi një gjuajtje të ekipit kundërshtar. Nëse e bën këtë në një ndeshje si kjo, atëherë ke një bazë të mirë”, ka theksuar timonieri i gjermanëve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga