
Nesër në orën 3 të mëngjesit, Juventusi do të zbresë në fushë për t’u përballur me Al Ain në Botërorin e Klubeve. Kjo do të jetë sfida e parë e bardhezinjve dhe e klubit të Emirateve të Bashkuara.
Në prag të këtij takimi të rëndësishëm, tekniku i Juventusit Igor Tudor doli në konferencë për shtyp. “Kemi një dëshirë të madhe për të bërë mirë, djemtë janë të motivuar.
“E shoh mirë ekipin. Ka shumë ndeshje, do të mendojmë për një nga një dhe pastaj do të shohim se ku do të arrijmë. Objektivat e Juventusit dihen dhe rezultatet janë pasojë e punës dhe lojës së mirë. Ne nuk kemi ardhur këtu vetëm për të marrë pjesë. Juventusit kur merr pjesë, e bën për të fituar.
Çfarë duhet të përmirësohet? Me tre nënshkrime, ekipi do të bëhet edhe më konkurrues.
Gjendja e lojtarëve? Locatelli u stërvit me ne, Koopmeiners është mirë, gati është rikuperuar. Rugani do të na japë një dorë të madhe, është një lojtar i vlefshëm. Bremer vështirë se do të shihet në fushë këtu, por është stërvitur me grupin”, u shpreh Tudor.