
Kylian Mbappe
Kylian Mbappe nuk debutoi dot me Real Madridin në Kupën e Botës për Klube. Shkak u bë një sëmundje që preku sulmuesin francez në prag të sfidës së parë ndaj Al Hilalit.
Siç raportuan mediat spanjolle, sulmuesi 26-vjeçar është shtruar në spital për analiza dhe për të marrë ndihmën e parë. Megjithatë, një lajm i mirë ka ardhur këtë mbrëmje për “Los Blancos”.
Sipas gazetarit të njohur italian, Fabrizio Romano, Mbappe ka lënë ambientet e spitalit. Sulmuesi francez është rikthyer në kampin stërvitor të Real Madrid.
Megjithatë, 26-vjeçari do të vazhdojë që të marrë trajtim mjekësor dhe gradualisht do të kthehet në aktivitet me pjesën tjetër të lojtarëve.
Poll
Lexo gjithashtu
BOTËRORI I KLUBEVE
E PAPRITUR në Botërorin e Klubeve, ndeshja NDËRPRITET për shkak të motit
BOTËRORI I KLUBEVE
Kylian Mbappe TRONDIT Real Madridin, ylli francez shtrohet në spital
BOTËRORI I KLUBEVE