
Palmeiras - Al Ahly
Botërori i Klubeve vazhdon që të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një gjë që ka bërë lojtarët të ankohen këto ditë, janë temperaturat e larta, por edhe moti jo i favorshëm, si stuhitë e shiut.
Pikërisht për këtë arsye, është ndërprerë edhe ndeshja e sotme mes Palmeiras dhe Al Ahly. Palmerias po udhëhiqte 2-0 përballë egjiptianëve, por ndeshja u ndal.
Shkak u bë sigurisht moti. Një stuhi e mundshme, nuk lejoi lojtarët që të zhvillonin një duel normal dhe në këto kushte futbollistët u janë drejtuar dhomave të zhveshjes në minutën e 63-të.
Madje i gjithë stadiumi u boshatis, me tifozë që u larguan, duke pritur një stuhi të madhe shiu.
Poll
Lexo gjithashtu
BOTËRORI I KLUBEVE
Festë te Real Madrid, Kylian Mbappe lë ambientet e spitalit
BOTËRORI I KLUBEVE
Kylian Mbappe TRONDIT Real Madridin, ylli francez shtrohet në spital
BOTËRORI I KLUBEVE