
Botërori i Klubeve vazhdon që të zhvillohet normalisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mbrëmjen e sotme janë zhvilluar dy ndeshjet e fundit të fazës së grupeve, të Grupit B.
Paris Saint-Germain fitoi pa probleme përballë Seattle Sounders. Kampionët e Europës, ia dolën që të triumfonin me lehtësi 0-2, teksa golat u shënuan nga Kvaratskhelia dhe Hakimi.
Në krahun tjetër, Atletico Madrid nuk ia doli përballë Botafogos. Edhe pse “djemtë” e Diego Simeones fituan 1-0, ky gol nuk mjaftoi për të kaluar më tej për shkak golavarazhi.
Botafogo e mbyll në vendin e dytë në Grupin B, me 6 pikë të grumbulluara. Ndërkohë që në vend të parë u rendit PSG po me 6 pikë, ndërsa Atletico gjithashtu me 6 të tilla u rendit i 3-ti. Grupi mbyllet nga Seattle Sounders me 0 pikë.