
Botërori i Klubeve vazhdon që të zhvillohet normalisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në orët e para të ditës së sotme janë luajtur dy ndeshjet e radhës.
Fluminense ka fituar përballë Ulsan HD në ndeshjen e vlefshme për raundin e dytë të grupit F. Sfida përfundoi 4-2 në favor të brazilianëve, të cilët shkojnë në kuotën e 4 pikëve dhe marrin vendin e parë në grup. Ndërkohë, koreano-jugorët e Ulsan me 0 pikë mbeten të fundit. Në vendin e dytë është Borussia Dortmund me 4 pikë, ndërsa në të 3-tin është Mamelodi me 3 të tilla.
Në ndeshjen tjetër, River Plate dhe Monterrey barazuan pa gola. Pra sfida përfundoi me rezultatin 0-0. Kështu, argjentinasit shkojnë në kuotën e 4 pikëve dhe mbajnë vendin e parë. Inter me po 4 pikë mban vendin e dytë për shkak golavarazhi. Ndërkohë Monterrey renditet i 3-ti me 2 pikë dhe Urawa Reds me 0 pikë mbyll grupin E.