Trajneri i përfaqësueses angleze Thomas Tuchel ka folur për mediat në prag të ndeshjes kundër Serbisë, e cila do të mbahet nesër në orën 20:45, stadiumi “Wembley”.
Ky takim është i vlefshëm për kualifikueset e “Botërirt 2026”, në Grupin K, teksa “Tre Luanët” e kanë siguruar “biletën”. Gjithsesi, trajneri Tuchel nuk ka ndërmend të bëjë lëshime:
A ndiheni se po eksperimentoni në ndeshjet e fundit?
Ne përpiqemi të përshtatemi, por nuk ndjeva që po eksperimentonim në dy grumbullimet e fundit dhe nuk do të fillojmë në këtë grumbullim.
Ne e marrim seriozisht, këto janë ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës, në shtëpi.
Rikthimi i Bellingham dhe Foden?
Ne i ngritëm nivelet dhe standardet edhe pa ta. Tani ata janë kthyer dhe është përgjegjësia e tyre të kontribuojnë në këtë, dhe kjo është ajo që po bëjnë. Standardet janë të qarta.
Çfarë prisni për ndeshjen ndaj Serbisë?
Ne jemi tashmë të kualifikuar. Kjo nuk duhet të ketë rëndësi, sepse luajmë kundër vetes sonë, për standardet tona. Luajmë për nivelet tona.
Fitorja në Beograd ishte kryesisht rezultat i cilësisë sonë. Zhvilluam një ndeshje shumë të fortë, nuk i lamë të merrnin frymë. Tani ka një trajner të ri me energji të re, në të njëjtin grup të fortë dhe me një kontigjent krenar lojtarësh. Dhe ne duhet ta bëjmë përsëri.
