Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Thomas Tuchel i “pashpirt” ndaj Shqipërisë, Anglia fton 180 milionëshin për ndeshjet e nëntorit

Shkruar nga NEWSPORT
Thomas Tuchel i “pashpirt” ndaj Shqipërisë, Anglia fton
Anglia

Nga mediat angleze bëhet e ditur se trajneri i “Tre Luanëve” Thomas Tuchel ka vendosur të ftojë për mesfushorin e Real Madrid Jude Bellingham.

Edhe pse Anglia e ka siguruar pjesëmarrjen në “Botërorin 2026”, mesa duket, “timonieri” Tuchel pritet të mos ketë asnjë “mëshirë” për Serbinë dhe Shqipërinë. Për Bellingham është një rikthim në përfaqësuese, pasi nuk u thirr në duelet e tetorit.

Në 4 ndeshjet e fundit për Real Madrid në të gjitha kompeticionet, mesfushori anglezë ka 3 gola dhe 1 asist, i rikthyer në versionin më të mirë. Shqipëria pas 6 ndeshje në Grupin K ka 11 pikë, 1 më shumë se Serbia ndjekëse.

Për të siguruar fazën “play-off” drejt Botërorit vitin e ardhshëm, versioni më i mundur do të ishte që Anglia t’i fitojë të dyja ndeshjet, pra kundër Serbisë dhe Shqipërisë, ndërsa grupi i Sylvinhos të bëjë “detyrën” ndaj Andorrës.   

Poll

Lexo gjithashtu