Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Shqipëria pëson “gol” pa zbritur në fushë përballë Anglisë, çfarë po ndodh te kuqezinjtë?!

Shkruar nga NEWSPORT
Shqipëria pëson “gol” pa zbritur në fushë
Angli - Shqipëri

Shqipëria me fitoren kundër Andorrës vendosi disa rekorde, konkretisht hera e parë që sigurojmë fazën “play-off” për Kupën e Botës dhe e dyta me serinë prej 5 ndeshjesh radhazi me fitore.

Por a do jetë në gjendje kontigjenti i Sylvinohs për t’i bërë ballë “uraganit” Angli?! Në “letër”, kuqezinjtë nuk kanë thuajse asnjë shans, e përkthyer me koeficientin 9.00.

Barazimi në këtë trajtë do rezultonte më e mira e mundshme për Shqipërinë, 4.75, kurse fitorja e Anglisë me 1.36. Dje ishte 1.44 koeficienti i marrjes së fitores nga “Tre Luanët”, por është ulur.

Në 7 ndeshje të zhvilluara mes këtyre dy përfaqësueseve, anglezët i kanë fituar të gjitha, kurse ne kemi shënuar vetëm 1 gol ndaj tyre në vitin 2001 me Ervin Skelën.    

Shqipëria pëson “gol” pa zbritur në fushë
Koeficientët

    

Poll

Lexo gjithashtu