Mbrëmja e sotme në kualifikueset e “Botërorit 2026” ka sjellë shumë surpriza. Më e bukura ishte fitorja e Kosovës ndaj Sllovenisë, teksa me këtë triumf “Dardantë” kanë siguruar fazën “play-off” në Grupin B.
Belgjika nuk shkoi më shumë se barazimi 1 – 1 kundër Kazakistanit, duke e lën të hapur sigurimin e vendit të parë për ndeshjen e fundit, vetëm 2 pikë diferenca me Maqedoninë e Veriut dhe Uellsin.
“Drama” ma e madhe përkoi me Grupin C. Edhe pse Danimarka kaloi e para në avantazh ndaj Bjellorusisë, ata u përmbysën dhe rrezikuan të dilnin pa pikë, por barazuan në fund.
Po në këtë grup, Greqia e eleminuar mposhti çuditërisht me karton të kuq Skocinë. Danimarka mban kreun me 1 pikë diferencë, ama gjithçka mund të katapultohet nëse Skocia fiton ndeshjen e fundit kundër danezëve në shtëpi.
Bosnje-Herzegovina mori fitore të vuajtur ndaj Rumanisë, 3 – 1 (me përmbysje), Zvicra “theu” lehtësisht 4 – 1 Suedinë, Spanja bëri “detyrën” në Gjeorgji, fitore e thellë, kurse Turqia mori 3 pikët pa “zhurmë” kundrejt Bullgarisë.
