Shqipëria “rezistoi” për më shumë se 70 minuta lojë ndaj Anglisë në “Air Albania”, por bomberi Harry Kane u tregua i “pamëshirshëm” ndaj grupit të Sylvinhos, e fituar 2 – 0 për “Tre Luanët”.
Në pamje të parë, dukej të ishte gjithçka në rregull për ishullorët, por nuk ka ndodhu kështu. Në minutën e 84, trajneri Thomas Tuchel vendosi të zëvendësoi mesfushorin e Real Madrid Jude Bellingham. Sapo 22-vjeçari u njoh me këtë vendim, bën reagimin e papritur, proteston duke tundur krahët.
Nuk ka munguar reagimi i ashpër i trajnerit gjermanë Thomas Tuchel: “Kjo është një sjellje e neveritshme, para së gjithash. Ne duhet të mendojmë më shumë për kolektivin, se sa individin. Ky nuk është imazhi që ne duhte të përcjellim.
Mëse e natyrshme dhe profesionale që të gjithë të pranojnë vendimet e trajnerit, madje edhe kur ato janë të vështira. E vërteta është se asnjë lojtari i thirrur në kombëtare nuk i pëlqen të mos luajë, ndërsa ai (Bellingham) ishte në fushë për 84 minuta”.
