Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Serbia luan “finalen” ndaj Anglisë, trajneri Paunovic “dorëzohet” pa zbritur në fushë

Shkruar nga NEWSPORT
Serbia luan “finalen” ndaj Anglisë, trajneri Paunovic
Veljko Paunovic

Veljko Paunovic ka zëvendësuar Dragan Stojkovic në “timonin” e ekipit të Serbisë. Dusan Vlahovic me shokë do të kërkojnë mrekullinë ndaj Anglisë, ndeshje e cila do të luhet në 13 nëntor në mitikun “Wembley”.

Vetëm rezultati pozitiv, fitorja, i mban në lojë serbët për vendin e 2-të në Grupin K për kualifikueset e “Botëorit 2026”, aty ku në garë është edhe Shqipëria. Në prononcimin para mediave, Paunovic duket i dorëzuar ndaj yjeve të Thomas Tuchel:

“Gjatë bisedës me lojtarët, zbulova disa probleme. Së pari, mbështetja e publikut. Pastaj, ata duan qartësi në punën e tyre. Dua të rivendos besimin e ndërsjellë, besimin se të shkojmë në Kupën e Botës është e mundur, të arrijmë një rezultat për pozicionimin në playoff.

Nuk po them se besimi nuk ekzistonte. Do të punojmë gjithashtu për forcimin e vetëbesimit. Kemi një ditë më shumë punë, e shtymë nisjen për në Angli me një ditë, për t’u stërvitur, për t’u njohur me njëri-tjetrin. Fokusi është tek ne.

Djemtë kanë treguar shumë në karrierën e tyre. Fatkeqësisht, nuk ishte kështu në ekipin kombëtar. Nuk e kemi thënë ende fjalën e fundit, dua që të ecim përpara. Jam në kontakt me shumë prej tyre, janë djem të shkëlqyer, kanë cilësi. Kam folur me Tadicin, ai do të ishte një element i mirë për ne që tani, në këtë takim.

Qëllimi duhet të jetë kthimi i tifozëve në stadiumet tona më të mëdha, konkretisht në Beograd. Tani duhet të përqendrohemi në ndeshjet e ardhshme, për të filluar energjinë si ekip. Rezultatet e mira do të rikthejnë besimin e njerëzve. Nuk dua të shqetësohem nga gjëra që nuk mund t’i ndikoj.

As nuk krijojnë probleme për ne, veçanërisht para ndeshjeve shumë të rëndësishme me Anglinë dhe Letoninë. Debutimi në “Uembli”? Motivim i shkëlqyer, dua t’ua kaloj edhe lojtarëve. Jo vetëm të paraqitemi atje, por edhe të bëjmë diçka pozitive për vendin tonë!”

Poll

Lexo gjithashtu