FIFA paralajmëroi para disa kohës që do të hiqet çmimi i blietave për “tifozët e klasës punëtor” nga Kupa e Botës. Kështu, sipas institucionit më të rëndësishëm të futbollit në botë, kjo do të sillte efekte pozitive në përfitime, pra të ardhura.
Megjithatë, një “zë” që ka dalë kundër këtij vendimi është kandidati për kryetar bashkie në New York dhe tifozi i Arsenalit, Zohran Mamdani. Ai ka folur hapur kundër kostos së biletave të Kupës së Botës.
Politikani dhe tifozi i shquar i “Topçinjve”, ka kërkuar çmime fikse të biletave si dhe kufizime në rishitjen e tyre, që turneu të jetë i arrtishëm për të gjithë sportdashësit.
Ai madje ka hapur një peticion. Aty shumë tifozë kanë të drejtën që të bëhen pjesë, për t’i dalë kundër FIFA-s mbi këtë vendim, që sipas Zohran Mamdani, “përjashton” nga stadiumi një përqindje të madhe tifozësh që nuk kanë mundësi ekonomike.
“Komentoni 'FIFA' dhe ne do t'ju dërgojmë DM një link për të nënshkruar peticionin tonë duke i bërë thirrje Kupës së Botës që ta lërë lojën mbi lakminë”, shkruan Mamdani në rrjetet sociale.
View this post on Instagram
