Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Rival i mundshëm i Shqipërisë në "play-off", përfaqësuesja e njohur SHKARKON trajnerin

Shkruar nga NEWSPORT
Rival i mundshëm i Shqipërisë në "play-off",
Çeki - Shqipëri

Çekia ka humbur thuajse çdo shans për t’u kualifikuar direkt në Botërorin 2026, pas disfatës surprizuese ndaj Ishujve Faroe. Edhe pse ekipi pritet të sigurojë vendin e dytë në grup dhe pjesëmarrjen në play-off, humbja e fundit ka tronditur drejtuesit e Federatës.

Pas mbledhjes urgjente të bordit, Federata Çeke vendosi të shkarkonte menjëherë trajnerin Ivan Hasek dhe ndihmësin e tij Jaroslav Vesely. Sipas drejtuesve, ky ishte vendimi i duhur pas një rezultati të papranueshëm ndaj një rivali modest si Ishujt Faroe.

Në ditët e ardhshme pritet të zgjidhet trajneri i ri që do të udhëheqë Çekinë në miqësoren kundër San Marinos dhe sfidën ndaj Gjibraltarit. Objektivi mbetet fitorja dhe përgatitja për fazën play-off, ku çekët mund të përballen me kundërshtarë si Shqipëria apo Kosova.

Poll

Lexo gjithashtu