Serbia do të luftojë deri në fund me Shqipërinë për vendin e dytë në grupin K në kualifikueset e Kupës së Botës 2026, pozicion që të çon në “Play-off”. Në fakt në Serbi i tremben shumë faktit të fitores së Kombëtares shqiptare ndaj Andorrës.
Siç dihet paralelisht me duelin që kuqezinjtë do të luajnë në Andorra, serbët do të luajnë në transfertë ndaj Anglinë në “Wembley”. Trajneri Veljko Paunovic i trembet shumë faktit që ekipi i Sylvinhos mund të marrë një fitore ndaj Andorrës, gjë e cila do ta zhvlerësonte triumfin e serbëve në “Wembley”.
“Pra, një detyrë e vështirë e pret Serbinë, por një rezultat i mirë në Londër, që do të ishte gjithçka tjetër përveç një humbjeje, mund të vlente sa floriri. Por, sigurisht, në rastin e fitores së Shqipërisë kundër Andorrës, edhe triumfi përfundimtar i ekipit tonë në Wembley mund të mos jetë i mjaftueshëm”, ka theksuar timonieri i serbëve në konferencën për shtyp.
