
serbia
Serbia do të udhëtojë në Shqipëri, teksa më 7 qershor do të sfidojë Kombëtaren shqiptare në “Arenën Kombëtare”. Duel ky që do të sartojë në orën 20:45 dhe që luhet në kuadër të kualifikeuseve të Kupës së Botës 2026.
Për këtë takim, serbët kanë publikuar edhe listën përfundimtare të të grumbulluarve. Dragan Stojkovic ka mbajtur 25 lojtarë nga 29-të që kishte në fillim, të cilët do t’i ketë të gatshëm ndaj kuqezinjve.
Kështu janë larguar Mirko Topić, Milutin Vidosavljevic, Petar Stanic dhe Ivan Ilić. I pari është shoku i skuadrës së Enea Mihaj te Famalicao në Portugali, ndërsa i fundit luan në Serie A me Torinon. Ndërkohë 2 të tjerët janë futbollistë që luajnë në kampionatin serb.

Poll