
Kombëtarja e Shqipërisë do të ketë shansin e “artë” në datën 11 tetor për të “nënshtruar” Serbinë në fushën e këtyre të fundit, e vlefshme për kualifikueset e “Botërorit 2026”. Tema e stadiumit është kthyer në kryefjalë ditët e fundit ku Federata Serbe e Futbollit i ka kërkuar UEFA-s për të zhvendosur ndeshjen nga Beogradi në Levskovac.
Nuk i ka shpëtuar vorbullës së diskutimeve për ndeshjen me Shqipërinë edhe Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, pa lënë në plan të dytë edhe çështjen e “tifozëve”: “Do të shkoj në Leskovac kundër Shqipërisë nëse mundem, nëse jam në Serbi, as nuk e di se kur është ndeshja. Do të shkoj për të mbështetur ata djem. Edhe nëse humbasin 1-0 ndaj Shqipërisë dhe nëse humbasin 2-0, do t’i mbështes deri në momentin e fundit, derisa të fitojnë 3-2.
Ose edhe nëse nuk fitojnë, nuk kemi se çfarë të bëjmë. Stojkovic duhej t’i motivonte më mirë lojtarët dhe të vendoste taktika më të mira. Por unë nuk mund ta kritikoj dhe sulmoj sepse e di sa shumë i dha futbollit serb dhe Serbisë. Nuk jam unë ai që mund ta kritikoj, si një tifoz i zakonshëm që nuk di asgjë për futbollin. Federata jonë nuk mundi t’i rezistonte presionit të ambasadës britanike, Anglia e donte ndeshjen me patjetër në Beograd.
Zvicra dhe Danimarka vinin dikur në Leskovac, pranuan të vijnë atje, por anglezët nuk donin të vinin. Dhe sigurisht, do të jetë atmosfera më e mirë e mundshme në Leskovac. Ndoshta do të humbasim, ndoshta do të fitojmë, por do të jetë atmosfera më e mirë e mundshme nëse na lejojnë të kemi një tifoz të vetëm në tribuna për shkak të këtyre shkeljeve të rregullave të tifozëve dhe nuk e di çfarë tjetër, ata do të gjejnë diçka për ne.
Nëse do të na lejojnë, do të ketë një atmosferë të mrekullueshme në Leskovac. Të paktën njerëzit do të brohorasin për Serbinë. Me gjithë forcën dhe me gjithë zemrën e tyre”.