Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Nga finalja Kukësi – Laçi në “Air Albania”, njihuni me ARBITRIN që do të gjykojë Shqipëri – Angli

Shkruar nga NEWSPORT
Nga finalja Kukësi – Laçi në “Air Albania”,
Festa e Shqiperise ne Air Albania

Shqipëria do të përballet me Anglinë të dielën e 16 nëntorit në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2026. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, do të nisë në orën 18:00.

Ndërkohë që UEFA ka vendosur edhe për grupin e arbitrave që do të gjykojnë në këtë sfidë. Kryesor i këtij dueli do të jetë italiani, Marco Guida.

Nga finalja Kukësi – Laçi në “Air Albania”,
Marco Guida

Ky i fundit njihet nga shqiptarët, pasi në të shkuarën, më saktë në vitin 2016 ka gjykuar finalen e Kupës së Shqipërisë, mes Kukësit dhe Laçit, sfidë që përfundoi 1-1 në 120 minuta lojë, me verilindorët që triumfuan në penallti 5-3.

Ai për pak sa nuk u kthye në armik për Kukësin, por ishte “makth” për pak minuta. Kjo për shkak se në minutën e 75-të, ai ndëshkoi me karton të kuq Niken, futbollistin e verilindorëve, duke lënë këta të fundit me 10 lojtarë.

Përsa i përket sfidës të së dielës, ai do të ketë asistentë Giorgio Peretti dhe Alessio Berti. Në rolin e arbitrit të katërt është emëruar Simone Sozza, ndërsa në VAR do të jetë italiani tjetër, Marco Di Bello.

Poll

Lexo gjithashtu