
Adrian Bajrami
Adrian Bajrami është një nga 24 futbollistët e grumbulluar nga Murat Yakin për ndeshjet me Suedinë dhe Slloveninë. Ish-mbrojtësi i Kombëtares shqiptare siguroi kështu për herë të parë ftesën e Murat Yakin dhe do të jetë i gatshëm për Zvicrën.
23-vjeçari ka reaguar tashmë për herë të parë pas ftesës së marrë nga Zvicra. Në “Insta-Story” ka bërë report postimin e Zvicrës, ku ndodhet lista e të grumbulluarve, ndërsa nuk ka preferuar të shkruajë asgjë mbi këtë postim.
Kujtojmë se Bajrami vetëm para 1 muaji vendosi të ‘braktisë’ Shqipërinë për Zvicrnë. Siç dihet me Kombëtaren shqiptare luajti në 3 miqësore, ndërsa me fanellën kuqezi debutoi me 13 qershor 2022.

Poll