Kanë përfunduar ndeshjet e mbrëmjes së sotme, të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Rezultate të rëndësishme janë marrë nga ekipet, teksa në 6 ndeshje janë shënuar 13 gola.
Malta ka mundur të fitojë 1-0 ndaj Finlandës dhe për ta është fitorja e parë që sigurojnë në transfertë në kualifikueset e Kupës së Botës.
3-1 ka triumfuar edhe Croacia ndaj Ishujve Faroe, teksa 3 pikët ka siguruar edhe Gjermania ndaj Luksenburgut. Gjermanët triumfuan 2-0, por kualifikim shtyhet për ndeshjen e fundit kualifikuese.
Kjo pasi edhe Sllovakia triumfoi 1-0 ndaj Irlandës së Veriut dhe tashmë Sllovakia dhe Gjermani kanë nga 12 pikë dhe pikërisht sfida e radhës do të jetë mes tyre që do të vendosë se cila skuadër do të kualifikohet direkt dhe kush shkon në “Play-Off”. Siç dihet Sllovakia është një nga rivalët e Shqipërisë në fazën "Play-Off".
Ndërkohë Polonia dhe Holanda nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 mes tyre, teksa 2-1 ka fituar Mali i Zi ndaj Gjibraltarit.
