Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

“Italia ka 90% shanse të kualifikohet në Botëror”, Buffon për Calciopoli: Kam 13 tituj kampion, jo 11

Shkruar nga NEWSPORT
“Italia ka 90% shanse të kualifikohet në Botëror”,
Gianluigi Buffon

Kombëtarja italiane do të rikthehet në fushën e lojës më datë 11 dhe 14 tetor për të luajtur dy ndeshje kualifikuese për Botërorin e 2026 ndaj Estonisë dhe Izraelin.

Në prag të këtyre sfidave, Gianluigi Buffon, ka dalë në konferencë për shtyp. Tashmë si kreu i delegacionit të ekipit kombëtar italian, ish-gardiani i famshëm ka folur për ecurinë e “Axurrëve”.

“Italia do të ketë 90% shanse për t’u kualifikuar në Botërorin e 2026. Ndeshjet e fundit të grupeve do të na përgatitin për të arritur atë moment në mënyrën më të mirë të mundshme,, jemi të sigurt se me këtë bashkim çdo gjë është e mundur. Lidhja me ekipin kombëtar është thelbësore, është themelore”, tha fillimisht Buffon.

Ish-portieri italian u kthye 19 vite pas në kohë kur ndodhi skandali i Calciopoli, ku Juventusit iu hoqën dy tituj kampion. “Me Juventusin fitova 13 tituj, jo 11. Duhe të marrim në konsideratë edhe ato të fituara në fushë dhe të revokuara pas vendimeve gjyqësore. Për mua, këto tituj kanë të njëjtën vlerë”, u shpreh Buffon.

Poll

Lexo gjithashtu