Shqipëria do të luajë një ndeshje shumë delikate ditën e nesërme në transfertë. Kuqezinjtë do të duelojnë me Andorrën, në orën 20:45 në stadiumin “Nou Estadi a Encamp”.
Ekipi i drejtuar nga Sylvinho do të luajë “all-in” për fitoren dhe 3 pikët. Kjo pasi fitorja është “jetike” për kualifikimin për në “Play-Off”.
Dhe pikërisht për këtë takim, UEFA ka vendosur për arbitrat. Kjo përballje i është besuar një rumuni, i cili përveç arbitrimit në Superligën rumune ka dretjuar edhe ndeshje të Europa League.
Kështu Horatiu Fesnic do të jetë kryesorë në duelin Andorra – Shqipëri. 38-vjeçari do të ndihmohet nga Valentin Avram dhe Alexandru Cerei. Arbitër i 4-të do të jetë Rares Vidican, teksa VAR-i i është besuar Ovidiu Hategan, ndërsa Adrian Costreie.
