Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

BOTËRORI/ 10 ndeshje marrin “skenën”, Kosova kërkon kualifikimin në “Play-Off”, në fushë edhe rivalët e mundshëm të Shqipërisë (NDESHJET)

Shkruar nga NEWSPORT
BOTËRORI/ 10 ndeshje marrin “skenën”, Kosova kërkon
Kosova

Mjaft ndeshje interesante do të luhen mbrëmjen e sotme në kualifikueset e Kupës së Botës 2026. 10 sfida do të zhvillohen në 2 orare të ndryshme, teksa në fushë do të zbresin 20 ekipe, ku disa do të kërkojnë edhe kualifikimin në “Play-Off” dhe disa të tjera direkt në Kupën e Botës.

Gjithçka do të nisë në orën 15:00 ku Kazakistani pret Belgjikën, ndërsa në orën 18:00 do të sfidohen Qipro – Austri, Gjeorgji – Spanjë, Lihtenshtenj – Uells dhe Turqi – Bullgari.

Ndërkohë në orën 20:45 vëmendja e tifozëve shqiptar padiskutim do të jetë në Slloveni, aty ku do të luajë Kosova. “Dardanët” do të sfidojnë sllovenët, me “djemtë” e Franco Fodës që do të kërkojnë fitoren për të mbyllur llogaritë e vendit të dytë në grupin B. Pozicion ky që të çon në “Play-Off” të Kupës së Botës dhe nëse arrihet diçka e tillë, Kosova do të shkruante historinë duke u kualifikuar për herë të parë në një turne të tillë.

Por jo vetëm kaq, pasi shqiptaret do të kenë një sy edhe nga rivalët e mundshëm të Kombëtares në fazën “Play-Off”. Skocia është nbjë rival i mundshëm i kuqezinjve, të cilët do të luajnë në transfertëq me Grecinë. Gjithashtu në të njëjtën orën do të luhen edhe Bosnje Hercegovivë – Rumani, Danimark – Bjellorusi dhe Zvicër – Suedi.

Poll

Lexo gjithashtu