Fratesi & Haaland
Mbrëmjen e sotme u zhvilluan dy ndeshje të vlefshme për grupin I të kualifikueseve të Botërorit. Izreali priti në shtëpi Moldavinë, ndërsa Italia u përball në “San Siro” me Norvegjinë.
Pikërisht në stadiumin e Milanos, italianët u mposhtën me përmbysje nga Norvegjia. Ky duel u mbyll me shifrat 1-4, teksa Erling Haaland gjeti rrugën e rrjetës në dy raste.
Në krahun tjetër, po 4-1 fitoi edhe Izraeli me Moldavinë. Kështu, Norvegjia mbyll kualifikueset si kryesuese me 24 pikë, në krahun tjetër me 18 të tilla, Italia mbetet në vendin e dytë dhe shkon në “play-off”.
Poll
