Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Bien në sy Brazili, Japonia dhe Maroku, 20 kombëtare kanë “prerë biletën” për Botërorin 2026

Shkruar nga NEWSPORT
Bien në sy Brazili, Japonia dhe Maroku, 20 kombëtare kanë
Trofeu i "Botërorit" dhe topi zyrtar

Kupa e Botës 2026 po merr gjithnjë e më shumë formë, me 20 skuadra që tashmë kanë siguruar pjesëmarrjen. Egjipti dhe Gana janë dy kombëtaret më të fundit që iu bashkuan listës së finalistëve.

Për Ganën, kualifikimi është thuajse i sigurt, me vetëm një kombinim të pabesueshëm rezultatesh që mund ta përjashtojë. Ata do të duhet të humbin me Komorosin, ndërsa Madagaskari të fitonte ndaj Malit me një diferencë prej tetë golash.

Lista e kualifikuarve përfshin emra të njohur nga çdo kontinent, mes tyre Kanadaja, Brazili, Japonia dhe Maroku. Janë ende 28 vende që presin të plotësohen, me fazën kualifikuese që do të vijojë në muajt e ardhshëm.

Kombëtaret e kualifikuara deri tani:

Amerika e Veriut & Qendrore: Kanada, Meksikë, SHBA

Azia & Oqeania: Japoni,  Zelandë e Re, Iran, Uzbekistan, Kore e Jugut, Jordani, Australi

Amerika e Jugut: Argjentinë, Brazil, Ekuador, Uruguai, Kolumbi, Paraguai

Afrika: Marok,  Tunizi, Egjipt, Ganë

Poll

Lexo gjithashtu