
Egjipti
Egjipti ka arritur zyrtarisht kualifikimin për Kampionatin Botëror 2026, pasi mposhti me rezultat të pastër 0-3 përfaqësuesen e Djiboutit. Fitorja e sotme vulosi fatin përfundimtar të Grupit A, duke konfirmuar dominimin e skuadrës egjiptiane.
Takimi u zhvillua pa surpriza, me Egjiptin që mori kontrollin që në minutat e para. Goli i Adel hapi rrugën e suksesit, ndërsa Mohamed Salah me dopietën e tij siguroi tri pikët dhe festën e kualifikimit.
Me këtë rezultat, Egjipti bëhet skuadra e tretë afrikane që siguron pjesëmarrjen në Botëror, pas Marokut dhe Tunizisë. Ky do të jetë Botërori i katërt në historinë e vendit dhe i dyti në periudhën ku ylli i Liverpool Mo Salah udhëheq ekipin kombëtar.
Poll