Shkëlqim Vladi
Shkëlqim Vladi është futbollisti më i ri i Aarau. Sulmuesi 25-vjeçar është larguar nga Lugano ekip i Superligës zvicerane, por mbetet në Zvicër, duke firmosur me ekipin e kategorisë së dytë, liga e dytë për nga rëndësia.
Vladi ka kaluar nga Lugano te Aarau në formë huazimi. Ky huazim do të jetë i vlefshëm në qershor të këtij viti, pra në fund të sezonit. Ndërkohë që klubi i Aarau s’do të ketë të drejtën e blerjes.
Kujtojmë se sulmuesi 25-vjeçar e ka nisur karrierën e tij me Young Boys. Vlen të theksohet se ai ka luajtur vetëm në Zvicër me ekipe të tjera si Yverdon Sport, dhe St.Gallen.
View this post on Instagram
Poll
